Konfindustria: Procesi i zgjedhjeve të përmbyllet sa më shpejt

Shoqatat e bizneseve bëjnë thirrje që procesi zgjedhor i 25 Prillit të mbyllet sa më shpejt në kohë dhe në përputhje me standardet demokratike.

Në një deklaratë për mediat, Konfindustria vlerëson se Shqipëria tashmë duhet të ketë në fokus të saj ringritjen ekonomisë pas dy goditjeve: tërmetit dhe pandemisë së Covid.

Përparësitë kryesore sipas biznesit duhet të jenë në qëndrueshmërinë politike dhe thellimin e Reformës në Drejtësi.

Konfindustria thotë se në axhendën ekonomike angazhimi duhet të nisë nga sezoni turistik dhe vijimi i vaksinimit të popullatës në mënyrë që të mos ketë kufizime të jetës ekonomike.

Tv Klan