Industri të ndryshme në vend kanë ngritur shqetësimin se ligji i miratuar në parlament për importin e mbetjeve ka një boshllëk që mund të ndikojë negativisht, në rritjen në mënyrë të pakontrolluar të kuotave të importit të mbetjeve nga jashtë.

Shqetësimi është paraqitur pranë Konfederatës së Industrive të Shqipërisë, që nisur nga kjo i ka dorëzuar Kuvendit propozimin e saj për ta amenduar. Kreu i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku thotë kuotat e importit të mbetjeve e duhet të jetë në bazë të kapaciteteve prodhuese që ka vendi dhe jo industrive, pasi industritë mund t’i shtojnë ato në vazhdim.

E pozicionuar pro lejimit të importit të mbetjeve, Konfindustria i ka propozuar Kuvendit që kuota e lejuar e importit për çdo produkt të jetë jo më shumë se 40% e sasisë së përgjithshme të mbetjeve përkatëse vjetore të prodhuara në vend.

Ky amendim sipas Konfindustrias është dorëzuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese dhe pritet të marë një përgjigje.

Tv Klan