Brenda muajit Korrik të gjithë bizneset, të cilët arrijnë të realizojnë një xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë në vit duhet të hapin një llogari bankare biznese, përndryshe gjoba që do të marrin është e madhe.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj prezantoi në Komisionin e Ekonomisë ndryshimet në Ligjin për Procedurat Tatimore, të cilat kanë për qëllim forcimin e rregullave të mbikëqyrjes së sipërmarrjeve që dyshohen se pastrojnë paratë apo kryejnë evazion fiskal.

Por deputetët socialistë nuk ranë dakord për nivelin e gjobës nga 50 mijë për personat fizikë deri në 100 mijë lekë tatimpaguesit me statusin person juridik.

Lidhur me kostot që do të kenë bizneset për hapjen dhe mbajtjen e një llogarie bankare, komisioni i la një detyrë Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë: “Duhet të uleni me guvernatorin dhe të detyroni bankat të ulin kostot për këto shërbime duke qenë se tani po i detyrojmë bizneset me ligj që të marrin këto shërbime”.

Tv Klan