Shkodra: 73% e kompanive raportojnë përgjysmim të shitjeve
83% e kompanive të mëdha dhe të mesme shprehen se nëse situata e pandemisë Covid-19 e shoqëruar me masat bllokuese do të zgjatë dhe 2 muaj, atëherë nuk do të kenë mundësi të paguajnë pagat e punëtorëve të tyre.
Sondazhi është bërë nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë me 100 kompani të industrive prodhuese, ku krahasuar me anketën e parë të realizuar në fillim të Prillit shihet përkeqësim i të gjithë treguesve sa i takon kapacitetit të prodhim, por dhe të likuiditetit.
Bizneset kanë raportuar një situatë të vështirë sa i përket shitjeve dhe të ardhurave të realizuar në muajin Mars, por për Prillin dhe Majin më shumë se gjysma e tyre, 75%, presin të kenë përgjysmim të xhiros.
Probleme ka jo vetëm me bllokimin e ekonomisë në Shqipëri, por dhe me porositë që vijnë nga jashtë, apo problemet me transportin e mallrave, të cilat janë bërë në periudhën e pandemisë më të vështira.
Arben Shkodra thotë se mbyllja e kufijve shkakton probleme të mëdha me lidhjen e kontratave dhe blerjen e mallrave me kompanitë jashtë çka sjell rënie të tregtisë.
Tv Klan