Bizneset shpërndajnë 1.2 miliardë USD fitime

Bizneset shpërndajnë 1.2 miliardë USD fitime

16:04 29/09/2019

Tatimet: Të hënën afati i fundit për të përfituar taksën 8% të dividentit

Bizneset kanë shpërndarë për 9 muaj të këtij viti 1.2 miliardë dollarë fitime të akumuluara në vite, duke thyer kështu rekorde në pagesën e kësaj takse. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve vetëm nga tatimi i dividentit janë derdhur 100 milionë dollarë taksa në buxhetin e shtetit. Afati i fundit për të paguar këtë tatim me shkallë të reduktuar 8%, nga 15% që ka qenë për vitet 2017 e më parë, është 30 Shtatori.

Për të përfituar nga kjo shkallë tatimore e ulët data për të bërë deklarimet e më pas pagesën ishte 20 Shtatori dhe më vonë ndaj subjekteve do të vendosej gjoba 0.06% e vlerës së tatimit dhe 10 mijë lekë për deklarim të vonuar. Drejtoria e Tatimeve ka vendosur t’i falë këto gjoba për të gjithë ata që aplikojnë deri ditën e hënë.

Taksa e dividentit u reduktua në 8% për vitin 2019, ndërsa ligji lejon që sipërmarrësit të përfitojnë nga norma e ulët nëse e bëjnë shpërndarjen për 2017-n dhe vitet e mëparshme deri në fund të Shtatorit. Vitin e shkuar bizneset paguan deri në këtë periudhë 240 mijë dollarë tatim të dividentit, duke shënuar vlerën më të ulët ndër vite, ndërsa për këtë 8 mujor pagesa është 5 fishuar.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori