Fiskalizimi, 1256 euro instalimi dhe mirëmbajtja

Procesi i zbatimit të faturës elektronike, i cili do të nisë në Korrik të vitit të ardhshëm, sipas bizneseve do të ketë kosto më të mëdha për ta se sa operimi përmes kasës fiskale. Në Komisionin e Ekonomisë, kompanitë që ofrojnë shërbimin e kasave fiskale thanë se vetëm instalimi i softit kushton 1256 euro. Për mirëmbajtjen e tij, një biznes duhet të paguajë në vit 350 euro, pa përfshirë 100 euro në vit shërbimin e internetit dhe 50 euro certifikatën që duhet të marrë nga AKSHI.

Por në një reagim, Ministria e Financave thekson se nuk është në dijeni të këtij pretendimi të kompanive. Sipas saj, nuk është artikuluar asnjëherë një kosto e tillë. Zëvendësministri Elton Haxhi thotë se procesi i fiskalizimit do t’i kushtojë bizneseve 7 deri në 9 euro në muaj

“Certifikatë elektronike së bashku me mirëmbajtjen varion në rangun e 7-9 euro në muaj dhe kjo është kostoja e vazhdueshme që do të jetë gjatë gjithë pjesës së fiskalizimit dhe kosto fillestare. Ne nuk kemi marrë ndonjë artikulim, është hera e parë. Nga ana tjetër, nëse po diskutojmë për rritje kostosh, rritje kostosh është vendosja e memories fiskale, sepse memoria fiskale ka një kosto të shtuar.

Aktualisht sistemi i kasave fiskale i kushton 479 euro një biznesi, plus mirëmbajtjen për 5 vjet. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj kërkoi që të bëhet fiskalizim total në të gjithë sektorin e hidrokarbureve.

Tv Klan