Krujë | Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit të vazhdueshëm të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Zgërdhesh, Fushë Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasen Sh. B., 53 vjeçe dhe shpallën në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin L. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, pasi dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë cannabis sativa që janë gjetur gjatë kontrollit në një sipërfaqe toke në fshatin Zgërdhesh./tvklan.al