Pas thirrjes nga qeveria për kompanitë e huaja që të investojnë në Shqipëri, përfaqësues të biznesit të huaj thonë për Klan Plus se kanë interes në disa fusha.  

Ahmad Hijii Al Hijji:

“Ne jemi këtu në Shqipëri që prej vitit 2014. Ne po kërkojmë të investojmë në 3 ose 4 gjëra në fakt, në turizëm, në hekurudha dhë në sektorin ë ushqimit. Ne në fakt kemi hapur zyrën tonë këtu për një vit, por deri tani kemi studiuar tregun pasi nuk kemi dëshirë të nxitohemi deri sa të jemi 100 përqind të sigurt së çdo të bëjmë më ato para”.

Biznesmen italian: “

Jemi të interësuar në sektorin e agrokulturës. Kompania ime merret më ndërtimin e makinerive që ndihmon forcën punëtore, krahun e lirë me zhvillimin e teknologjisë në fushën e bujqësisë”.

Duan të investojnë në Shqipëri por kërkojnë lehtësi fiskale në taksa dhe të mos ketë zvarritje të procedurave të dokumenteve.

Ahmad Hijii Al Hijji:

“Mendojmë së duhet të ketë më shumë besim dhe lehtësi me dokumentet. Kur bëjmë projekte, kerkojmë kohe dhe kur nuk bëhet procesi i dokumenteve siç duhët, harxhohet kohë. Mund të paguajnë taksa ama të jenë minimalë, kur bëhët fjalë për hapjen e një fabrikë të rë. Të paktën të taksohen tamam pas 5 vitesh dhe jo menjëherë”.

Pse zgjidhni Shqipërinë për të investuar?

Ahmad Hijii Al Hijji: “

Është në zemër të Evropës dhe mund të shkojnë drejt Evropës nëpërmjet Shqipërisë”.

Burimi: Klan Plus

Gazetare: Oljana Maloku