Një agjenci udhëtimi shqiptare në qendër të Athinës është sulmuar me bomba molotov. Sipas mediave greke, bombat e molotovit u hodhën në pjesën e përparme të kësaj zyre nga persona të paidentifikuar, duke shkaktuar dëme materiale.

Sulmi ka ndodhur paraditen e djeshme, por mediat greke fillimisht nuk e kishin raportuar si ngjarje. Agjencia që ra pre e sulmit kryen transport të udhëtarëve nga Athina në Tiranë dhe anasjelltas.

Policia e Athinës thotë se nuk ka persona të lënduar nga sulmi me bomba molotov. Hetuesit e lidhin këtë ngjarje me vrasjen e minoritarit Kostandino Kaçifas, që mbeti i vdekur në fshatin Bularat nga shkëmbimi i zjarrit me policinë.

 

Pas kësaj ngjarje, autoritetet greke forcuan masat e sigurisë në bizneset e dyqanet e shqiptarëve në Athinë, si dhe në ambasadën e konsullatën shqiptare.

/tvklan.al