Biznesi para testit të fiskalizimit

Posta

Biznesi para testit të fiskalizimit

15:59 15/09/2019

Denaj: Me këtë reformë kapim standardet e BE-së

Konsultimin publik për projektligjin e “Fiskalizimit” që synon uljen e informalitetit në ekonomi, ministrja Anila Denaj e vijoi me grupet e interesit në Fier. Sipas saj, kjo reformë duhet për të formalizuar ekonominë, e për të arritur standarde të Bashkimit Europian.

“Përpara pesë vjetësh, i gjithë sistemi i marrjes së informacionit ishte në një standard, sot është në një standard tjetër dhe teknologjia e mundëson për më tepër, marrjen e këtij standardi”.

Drejtoresha e Tatimeve ndau informacione mbi fazat në të cilat do të kalojë reforma e Fiskalizimit.

“Nga 1 Janari 2020, të dhënat nuk do të dërgohen në bazë ditore, por do të dërgohen sa herë që një shitje gjenerohet. Fatura do të dërgohet në serverin e DPT, nëpërmjet aplikacionit dhe sistemit që po ngrihet. Fatura do validohet në kohë reale nga serveri ynë dhe do të kthehet mbrapsht e fiskalizuar. Procesi do zgjasë pak sekonda”, u shpreh Delina Ibrahimaj.

Pas konsultimeve, në muajin Tetor do të nisë edhe testimi i sistemit.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT