“Do të ishte katastrofike, falimenton shumica e sipërmarrjeve”

Binzeset thonë se në mënyrë kategorike, një mbyllje e dytë e ekonomisë e sidomos e qarkullimit të lirshëm të qytetarëve do të ishte katastrofike për ta.

“Do të kishte jo vetëm faliment në masë, por dhe prishje e rendit kushtetues dhe konflikte civile”.

“Industria e turizmit ndodhet që tani në kolaps, një skenar i një mbyllje të dytë do të na çonte në katastrofë”.

Gjergj Buxhuku thotë se kanë sinjale për diskutimin e një skenari për kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Për të, fatura është më e lirë nëse do të investohej në kapacitete shëndetësore se mbyllja e bizneseve dhe konsumatorëve.

“Është më shumë me leverdi ekonomike të investosh në kapacitete spitalore se në mbyllje të qytetarëve dhe bizneseve. Kemi sinjale që po diskutohet skenari i mbylljes, ne ndjekim vendet e Europës në këto shembuj por nuk kemi të njëjtën ekonomi”.

Aktualisht turizmi dhe shërbimet janë sektorët më prekur nga pandemia, një pjesë e tyre po mbijetojnë për të paguar faturat përmes shitjeve në bare e restorante. Bizneset e këtij sektori thonë se nëse ka mbyllje tjetër faturën duhet ta paguajë qeveria.

“Si në të gjithë vendet e tjera dhe në rajon, nëse mbyllemi sërish faturën ta paguajë ai që na mbyll”.

Turizmi shqiptar, sipas të dhënave të shoqatës, ka përfituar vetëm 4 milionë Dollarë në formën e një page 40 mijë Lekë për punëtorët, ndërsa vendet e tjera të rajonit po paguajnë afro 70% të pagave ndërsa po ofrojnë grante për të gjithë operatorët në këtë treg.

Tv Klan