“Heqja e TVSH-së për bizneset me xhiro 10 mln lekë për efekt fushate”

E ndërsa kufizimet janë hequr, shumë sipërmarrje prodhuese ende po vuajnë pasojat që rrjedhin nga masat e Covid-19. Përfaqësues të bizneseve i bëjnë thirrje qeverisë, që sa më parë të dalë me një analizë konkrete për pasojat e pandemisë tek sipërmarrja dhe të nisë me veprime konkrete për rimëbëmjën  pasi në të kundërt shumë biznese do të shkojnë drejt falimentit.

E ndërsa INSTAT raportoi dje për një rënie ekonomike me 2.52% në tremujorin e parë të këtij vit, pritshmëritë janë më të rënda për tremujorët në vazhdim

Nismat e qeverisë për amnistinë fiskale dhe përjashtimin e pagimit të TVSH-së për bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë, Shkodra i sheh më shumë si lancime të fushatave elektorale.

Klan Plus