Bizneset kanë zbritur në sheshin Skënderbej për të qenë më afër konsumatorit, pas periudhës së karantinës. Përfaqësues të sipërmarrjeve, thonë se panairi është një mundësi e mirë pas periudhës së vështirë që kaluan nga masat shtrënguese të Covid-19. Për Klan Plus përfaqësues të kompanive tregojnë vështirësitë që kanë hasur gjatë periudhës së kufizimeve.

Një kufizim i dytë i aktiviteteve për shkak të rritjes së numrit të të prekurve do të ishte shkatërruese për fatin e bizneseve. Të ndodhur në vështirësi, i bëjnë thirrje qeverisë për sa më shumë lehtësi në pagimin e taksave.

Panairi do të qëndrojë i hapur për vizitorët deri në datën 14 Qershor.

Klan Plus