Biznesmeni Elman Abule ka dëshmuar këtë të mërkurë në SPAK për rreth 3 orë e 30 minuta.

I shoqëruar nga oficerët e policisë në zbatim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, Abule është marrë në pyetje si person në hetim lidhur me dosjen penale për të cilën në akuzë është vënë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Javën e shkuar biznesmenit iu zbut masa nga arrest në burg në arrest shtëpi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për shkak të rrethanave familjare.

Elman Abule akuzohet për pastrim parash dhe sipas SPAK është konsideruar si një nga biznesmenët më afër kryebashkiakut.

Tv Klan