Biznesmeni Fatmir Bektashi është paraqitur ditën e sotme në SPAK pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi detyrim paraqitje për të.
Pasi firmosi para agjentëve të BKH-së, Bektashi ka dalë nga ambientet e gjykatës. Para tij janë vendosur gazetarët, të cilët i kanë drejtuar disa pyetje.
Mënyra se si u përgjigj biznesmeni mund t’ua ilustrojmë vetëm me foto pasi para tyre nuk lëshoi asnjë fjalë.
Pyetje: Për çfarë u paraqitët sot?
Pyetje: Si jeni?
Pyetje: No comment?
Pyetje: A keni kryer shkelje zoti Bektashi në rastin e privatizimit “Partizani”?
Kjo situatë shkaktoi të qeshura mes gazetarëve dhe tij. Me gjasë kjo është ‘deklarata’ më e heshtur para ambienteve të SPAK deri më sot.
Videon e plotë mund ta shikoni më poshtë ku mes të tjerash gazetarët e pyesin a di shqip, anglisht apo italisht, por sërish nuk marrin përgjigje.
Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Ndaj tij ka masë detyrim paraqitje dhe ndalohet të largohet jashtë vendit./tvklan.al