Biznesmeni i dashuruar i jep 180 mijë Paund 37-vjeçares, por zbulon se ajo…

Biznesmeni i dashuruar i jep 180 mijë Paund 37-vjeçares, por zbulon se ajo…

18:25 11/02/2019

Një biznesmen anglez në fushën e hidrokarbureve i kishte dhuruar 180 mijë Paund një gruaje 37-vjeçare me të cilën ishte njohur në “Tinder”, aplikacion që shërben për të krijuar lidhje me persona të tjerë.

Marcel Kooter 57 vjeç kishte ndjenja për 37-vjeçaren dhe për këtë arsye i kishte transferuar në llogari shumën e parave. Ata u njohën në Shkurt të vitit 2017, por tani 57-vjeçari ka fituar gjyqin për t’i marrë mbrapsht paratë që i kishte dhënë 37-vjeçares së quajtur Manuela Radeva.

Ai kishte zbuluar se ajo ishte martuar me një burrë tjetër vetëm pak javë përpara se të takoheshin. E megjithatë, 37-vjeçarja mbajti marrëdhënie prej 9 muajsh me biznesmenin, të cilit i kishte shkuar dhe në shtëpi.  Biznesmeni i tha gjykatës se ai ishte mashtruar nga gruaja, i cili pohoi se Manuela i ishte prezantuar si bankiere në fushën e investimeve.

Për këtë arsye ai i kishte transferuar asaj në llogari 180 mijë Paund, e cila ia kishte kërkuar si borxh për t’i investuar. Por, 57-vjeçari kishte zbuluar se edhe për profesionin, Manuela e kishte gënjyer. Në Gjykatë, 37-vjeçarja me origjinë nga Bullgaria pranoi se kishte qenë e martuar, por shtoi se me bashkëshortin është ndarë në mënyrë miqësore dhe jo me dokumente dhe e konsideronte veten beqare.

Trupi gjykues dëgjoi gjithashtu dëshmi se gjatë 9 muajve që biznesmeni dhe 37-vjeçarja mbanin kontakte, kishin udhëtuar dhe kishin qëndruar në hotele luksoze. Marcel Kooter tha se kishte shpenzuar mijëra Paund për t’i blerë dhurata 37-vjeçares. Kurse Manuela pranoi se shuma prej 180 mijë Paund u transferua në llogarinë e saj gjatë periudhës që mbante kontakte me biznesmenin, dhe shtoi se një pjesë të këtyre parave e ka shpenzuar duke investuar në monedhën virtuale Bitcoin dhe duke paguar shpenzime të tjera të jetës së tyre si çift. Sa i përket profesionit, 37-vjeçarja i tha gjykatës se nuk kishte bërë asnjë veprim që biznesmeni të nënkuptonte se ajo është investitore, por theksoi se këtë fushë e ka vetëm pasion. /

tvklan.al

Të ngjashme
UKT