Biznesmeni i njohur rrëqethet pas dedikimit të Flori Mumajesit


Biznesmeni i njohur rrëqethet pas dedikimit të Flori Mumajesit

19:03 25/11/2019

Çifti i njohur organizon 3 dasma me 1100 të ftuar

Në emisionin “Rudina” kanë qenë të ftuar dy personazhe shumë të njohur në Kosovë. Ata janë vëlla dhe motër, por që të dy shumë të suksesshëm në profesionet e tyre. Bëhet fjalë për Blerina Kllokoqi Rugova dhe Petrit Kllokoqin. Ai është një biznesmen i suksesshëm në Kososvë, por që u bë shumë i njohur dhe në Shqipëri me dedikimin që i bëri bashkëshortes për dasmë.

Historia e tij e dashurisë me Erza Pecin ka nisur para 4 vitesh. Propozimi për martesë ishte tejet i veçantë dhe ai u bë në Afrikë, në 24 Shkurt 2018, ndërsa në Shtator të këtij viti ata u martuan.

U bëmë pjesë e një videoklipi shumë të bukur, mirëpo më e bukura e gjithë videoklipit ishte se nuk e kishim përgatitur për videoklip. Ishte gjithçka reale, një ngjarje reale, unë veproja ashtu, kërceja ashtu, e dashuroja vërtet ashtu. Dhe të gjitha këto u përmblodhën, ishte një ide e Florit që të bëhej videoklip dhe më pëlqeu shumë edhe mua”.

Ata organizuan tre dasma, ku kishin mbi 1100 të ftuar. E para ishte celebrimi me datë 25 Shtator, në 28 Shtator organizuan dasmën me familjarët dhe të afërmit, ku kanë qenë rreth 450-500 të ftuar. Ndërsa me datë 4 Tetor organizuan dasmën me shoqërinë, me 500-600 të ftuar.

Petriti vendosi t’i dedikonte një këngë Erzës, “Thjesht të du” dhe ishte pikërisht kantautori i njohur Flori Mumajesi që e realizoi. Edhe klipi i këngës ishte i gjithi nga dasma e tyre, ku edhe vetë Flori me grupin Three Dots kanë qenë të ftuar special.

Kënga ka ardhur dhuratë prej Florit. Flori Mumajesin e kam prej miqve më të vjetër, një mik shumë të mirë. Kur fola me të më herët ai e mirëpriti. Flori bëri një pauzë në muzikë dhe unë me thënë të drejtën nuk e telefonova, se u frikësova se mos më thoshte jam në pauzë edhe për dasmën tënde dhe nuk e thërrita hiç, e lashë siç jemi ne shqiptarët për nga fundi. Pastaj e thërrita, u takuam, biseduam dhe ai më tha që e kam një kartolinë shumë të bukur, që ti do t’ia dhurosh gruas tënde të ardhshme. Tha që kam një këngë, që e kam bërë speciale për ju. Shkuam në studio dhe kur e dëgjova, u ktheva dhe i gjithë trupi m’u rrëqeth. I thashë që i ke kaluar pritshmëritë e mia”./tvklan.al




Të ngjashme