Kriteret që duhet të plotësojë kandidatja perfekte

Një multimilioner i vetmuar është vënë në kërkim të një kandidateje të përshtatshme për ta marrë për grua dhe për të krijuar me të familje.

Pas shumë vitesh, i përqëndruar në bërjen e pasurisë së tij, Andy Scott, 41 vjeç, nga Portsmouth dëshiron të gjejë një person të veçantë dhe të lirë për ta kaluar verën duke lundruar në Mesdhe dhe dimrin duke bërë ski në Alpe.

Themeluesi, pronari dhe kryetari i kompanisë së investimeve me bazë në Londër “REL Capital”, tha që më parë ishte martuar për të pasur sukses, por tani dëshiron të takojë një grua të bukur, me të cilën të kalojë jetën e tij.

Andy dëshiron të gjejë një grua që është e suksesshme dhe e pasur sepse një marrëdhënie e barabartë është e rëndësishme për të.

Unë nuk dua të mbështes dikë financiarisht që në fillim të marrëdhënies sonë sepse kjo padyshim ndryshon dinamikën themelore dhe barazinë e çdo partneriteti dhe sigurisht jo për mirë”.

E dashura e fundit e tij ishte ylli i Atomic Kitten, Liz McClarnon. Ata u takuan në vitin 2016, por marrëdhënia e tyre përfundoi pas dy vjetësh sepse Liz, nuk pëlqente fluturimet.

“Ne jemi akoma miq të mirë dhe ajo është një vajzë bukuroshe, por unë jam një person që më pëlqejnë gjërat e rrezikshme dhe aventureske”.

Andy zotëron gjithçka që ka dashur ndonjëherë, duke përfshirë një Rolls Royce, një shtëpi luksoze në Londër dhe një tjetër në jug të Francës, një jaht klasik dhe varkë me energji elektrike, dhe madje shpeshherë udhëton me avionin e tij privat nëpër Evropë.

Ai gjatë intervistës u shpreh se ai me siguri do gjejë lumturinë e vërtetë, kur të gjejë shpirtin e tij binjak.

Kriteret që “shpirti i tij binjak” duhet të plotësojë:

1. Një person inteligjent, i veçantë, unik që ka jetuar një jetë interesante plot përvoja dhe ka arritur diçka, çfarëdo që të jetë.

2. Një person që është i bukur dhe e vlerëson veten për atë që është.

4. Një person jo i varur nga telefoni i saj celular apo rrjetet sociale.

5. Integriteti është thelbësor për mua, besimi është gjithçka.

6. Një kameleon, i cili është i rehatshëm në të gjitha llojet e situatave. Është vërtet e vështirë të gjesh dikë që mund t’i bëjë të gjitha!

7. Dikush që pëlqen udhëtimet në det dhe në ajër. Një vajzë që e pëlqen veten me bikini dhe pa make-up.

8. Një person që dëshiron fëmijë, por gjithashtu që e kupton që jeta nuk ka pse të mbarojë kur të kemi fëmijë, sepse duhet të preferojë sërish të udhëtojë dhe të argëtoheni së bashku./tvklan.al