Një biznesmen në Kinë ka shpenzuar plot 7000 paund vetëm për një shots konjak. E në këtë rast vlen për tu përmendur shprehja “qejfi ha kumbulla të tharta”.

Jason Wong, është një biznesmen, i cili mezi ka pritur ditën që të provojë konjakun më të shtrenjtë në botë, ku vetëm një shots i ka kushtuar 7000 paund.

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar në Kong Kong gjatë një panairi dhe bëhet fjalë për një konjak të rrallë prodhimi i vitit 1858.

Rrushi me të cilin është prodhuar ky konjak nuk ekziston më, pasi u shkatërrua nga një virus që ra në vitin 1870. Thuhet se personat që kanë pirë këtë lloj konjak janë Winston Churchill dhe Presidenti Eisenhower.

Biznesmeni kinez është shprehur se ndihet krenar që ka provuar këtë konjak dhe se e kishte pritur prej shumë kohësh këtë moment. Le të shpresojmë të ketë qenë i shijshëm!/ tvklan.al