Të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan kanë qenë të ftuara biznesmenia Silvana Baltadori, Miss-i Françeska Mustafa dhe psikologia Anxhela Peza. Ato kanë folur për një temë delikate që prek të gjitha çiftet, bëhet fjalë për abortin spontan, ku shumë nëna po përballen ditët e sotme. Silva dhe Françeska kanë rrëfyer historinë e tyre me abortin spontan dhe janë histori mjaft prekëse. Sipërmarrësja Silva tregon se ajo e ka përjetuar shumë keq këtë periudhë e cila u kthye në anoreksike dhe anemike.

Rudina Magjistari: Si ka qenë historia jote?

Silvana Baltadori: Ka qenë një nga historitë më të trishta të jetës sime. Ka qenë viti ’96, unë kisha vetëm djalin dhe isha në Francë me djalin dhe tim shoq dhe me një xhaxha italian të tim shoqi për të parë një motër që i kishte dalë tim shoqi, nga një lidhje dashurie të të atit kur ka qenë student në Francë. Kështu që me një gëzim të madh nisemi në Avinjon të Francës për të njohur Nikolën dhe ndenjëm pothuajse 10 ditë e më pas u kthyem. Unë pata një enjte të buzëve dhe të fytyrës, kisha një mungesë oreksi dhe isha shumë e përgjumur, ndërkohë që kisha mungesë të ciklit menstrual pothuajse një javë.

Kur po ktheheshim nga Franca në Perugia unë isha shumë e rraskapitur, nuk isha mirë dhe i them tim shoqi unë kam ngelur shtatzënë. Ishte një shtatzëni e padëshiruar, ishim në kulmin e punës dhe biznesit, por që nuk ishte fare në program. Xhaxhai i tim shoqi na la një takim me doktorin dhe të nesërmen kur shkova ishte një vajzë praktikante, i thashë kam ardhur të bëj një eko, dhe më bëri ekon vaginale dhe në sekondë është tmerruar, kam pasur hemoragji, e pa dhe më tha jeni shtatzënë. U zverdh në fytyrë dhe u tremb, e kjo gjë mua nuk më pëlqeu.

Rudina Magjistari: Pse?

Silvana Baltadori: Po u provokua nga ekografia vaginale.

Rudina Magjistari: Në momentin që ti mësove se je shtatzënë, ndodh dhe aborti?

Silvana Baltadori: Po, ishte shumë e trembur dhe e zverdhur dhe unë gjithashtu. Ajo ka dalë jashtë dhe hyri mjeku tjetër. E pashë që bënë debat jashtë dhe unë me italishten merrja vesh gjithçka, e kuptova që isha në një situatë jo të mirë dhe ai tha që do fillojmë mjekimin, ndoshta do e mbajmë këtë shtatzëni. Ti nuk mund të kthehesh në Tiranë më tha, unë isha në kulmin e punëve. Unë mora dy gjilpëra në ditë dhe disa kokrra, ndërkohë që fetusi ishte shkatërruar.

Rudina Magjistari: Si e përjetove?

Silvana Baltadori: Isha e shkatërruar dhe aty e doja me çdo kusht atë fëmijë, ishte instikti i nënës, kam ndejtur 5 ditë shtrirë dhe drama ka nisur pas ditës së 5-të. Në ditëlindjen e djalit, ka qenë 17 Prilli që miqtë e mi të biznesit italian dhe shqiptar më përgatitën diçka shumë të madhe, kurse unë isha pothuajse e vdekur, kisha një temperaturë të lartë dhe më filloi një hemorragji e tmerrshme. Jam shtruar në spital, më bënë të gjitha trajtimet e nevojshme, im shoq të nesërmen nuk më ka njohur, më ka njohur nga kryqi që kam dhe nga dy vëthët florinj që sa i kisha blerë për t’i kombinuar me kryqin.

 Përveç flokëve dhe bizhuve ai nuk më ka njohur isha tërësisht e tjetërsuar. Kam pasur një traumë të madhe kur erdha në Shqipëri, e mbaj mamanë të më lutej se unë nuk haja dot as sallatën, isha anoreksike, kam kaluar një anemi shumë të thellë 3 muaj. Pastaj doja patjetër të kisha një fëmijë që nuk e kisha fare në plan. Kjo histori ka ndodhur në Prill, unë me dëshirën time kam tentuar në Janar dhe ngela shtatzënë me vajzën./tvklan.al