Biden do të shpalosë strategjinë e re

Në selinë e NATO-s në Bruksel gjithçka është gati për takimin online të kësaj pasditeje të ministrave të Jashtëm dhe të mbrojtjes së shteteve anëtare ndërkohë që është vendosur që diplomatët e Bjellorusisë do të lihen jashtë godinës. 

Pavarësisht se nuk është anëtar i Aleancës Veriatlantike, që nga viti 1998 Bjellorusia ka pasur përfaqësim diplomatik në këtë organizatë ku bëjnë pjesë 30 shtete anëtare. Vendimi i zyrtareve të NATO-s për të ngrirë marrëdhëniet me qeverinë e Lulashenkos vjen si një përgjigje ndaj devijimit të të fluturimit të avionit të Ryanair veprim pas të cilit u arrestua gazetari kundërshtar i regjimit bjellorus. 

Takimi i NATO-S mbledh së bashku ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të shteteve anëtare ku krahas marrëdhënieve me Minskun dhe Moskën do të trajtohen edhe çështje të tjera.

Tërheqja e trupave amerikane dhe të NATO-s nga Afganistani ka ngritur shqetësimet në lidhje me kthimin e talibanëve në pushtet. Dhuna ka qenë në rritje gjatë muajve të fundit dhe pavarësisht se NATO ka deklaruar përfundimin e misionin të saj në vend, ajo vazhdon të monitorojë nga afër situatën në terren.

Çështja e të drejtave të njeriut sidomos në Kinë do të jetë gjithashtu në tryezë këtë pasdite në Bruksel. Takimi i së martës i paraprin samitit që do të sjellë së bashku krerët e shteteve dhe qeverive nga NATO në 14 Qershor. Ky event do t’i japë mundësi presidentit amerikan Joe Biden që të shpalosë idetë e reja të administratës amerikane për një vlerësim të ri të marrëdhënieve transatlantike pas katër viteve të trazuara me ish-presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Klan News