Ngjyrat e çelëta të flokëve do të jenë në modë për vjeshtën 2023. Edhe pse të bukura, mund të jetë e vështirë për ta mirëmbajtur një ngjyrë të tillë por me trendin e “bjondes së mjaltit”, bëhet më e lehtë.

Kjo nuancë e bjondes është e përsosur për vjeshtën dhe yje si Sophia Richie Grainge apo Jennifer Lopez e kanë përqafuar menjëherë. Kjo ngjyrë është një bjonde e ngrohtë, me tone mjalti. Nuancat e brunes apo së kuqes mund të përzihen për të përftuar një ngjyrë më të thellë se sa bjondja e zakonshme, një ide fantastike për muajt më të ftohtë të vitit.

Nëse nuk doni të jeni tërësisht bjonde, mund të zgjidhni fije në nuancën e “bjondes së mjaltit” apo “balayage” për një ngjyrim më të ëmbël. Kjo ngjyrë përzihet mirë edhe me flokët e errët ndaj nuk kërkon t’i lyeni shpesh.  Më poshtë keni disa ide që mund t’ju frymëzojnë.

/tvklan.al