Ambasada amerikane ka bërë thirrje për aplikim për hetues për BKH-në pas shpalljes së konkursit për hetues që bëri Byroja Kombëtare e Hetimit.

Në një postim në faqen zyrtare të ambasadës amerikane thuhet se BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale.

“️Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues. BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

BKH ka shpallur konkursin për hetues për 32 vende vakante. /tvklan.al