Sot është ajo që njihet si e premtja e zezë.

Gazetari i “Stop” ka dalë në rrugët e Tiranës dhe ka zhvilluar intervista plot humor për “Black Friday”.

Sa e njohin shqiptarët këtë ditë dhe domethënien e saj?

“Jam i dështuar nga kjo gjë sepse e zezë është e zezë”, tha një qytetar.

“Besoj ka ardhur nga shtetet perëndimore, SHBA, e di unë”, ta një tjetër.

“Nuk e di a duhet të ishte e premte e bardhë me ulje çmimesh, por e këta e quajnë e premte e zezë”, tha një tjetër.

“E premtja e zezë quhet për faktin që kishte një rënie drastike të bursës në pjesën e ekonomisë, pastaj është kaluar në pjesën e fashion dhe pjesët e tjera”, u shpreh një qytetare./tvklan.al