“Black Lives Matter” bëhet parti



“Black Lives Matter” bëhet parti

09:00 07/09/2020


Një parti e re politike e frymëzuar nga lëvizja Black Lives Matter ka në plan të përfshihet në zgjedhjet e përgjithshme të ardhshme në Britaninë e Madhe. Midis atyre që kryesojnë Partinë e Nismës është Sasha Johnson, e cila ka qenë e përfshirë në protesta e furishme të kohëve të fundit.

Veshur me pantallona maskimi, një beretë të zezë dhe një jelek të zi, ajo u tha përkrahësve në marshimin e miliona njerëzve në fundjavën e kaluar në Londër se do të jetë partia e parë politike e udhëhequr nga zezakët në Britani.

Zonja Johnson, e cila e quan veten ‘Pantera e zezë e Oksfordit’, tha se grupi nuk ishte “vetëm një parti për njerëzit me ngjyrë”, pasi ajo gjithashtu do të përfaqësonte edhe klasën punëtore.

Ajo i tha një turme prej 400 vetash: ‘Ne jemi lodhur duke u zhgënjyer nga Laburistët, Konservatorët, dhe të gjithë ata. Ne duam partinë tonë politike, një parti që pasqyron kombin multikulturor që jemi bërë. Unë dua që brezi im i ri me ngjyre të ushtrojë të drejtat qytetare.

Partia është regjistruar në Komisionin Zgjedhor dhe thotë se synon të ‘krijojë ndryshime të vërteta në komunitetet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar duke vendosur agjendën në qeveri’. Në kushtetutën e këtij vendi thuhet se nuk do të ketë diskriminim ‘në lidhje me seksin, racën, ngjyrën, besimin, moshën, aftësinë e kufizuar ose orientimin seksual’.

Nuk është ende e qartë se çfarë roli do të luajë zonja Johnson, e cila ka qenë e shquar gjatë demonstratave në Londër dhe Oksford, brenda partisë. Një njoftim mbi udhëheqjen e saj pritet këtë muaj.

Klan Plus




Të ngjashme