Klan News raporton se gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare Bledi Çuçi është vendosur në krye të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Çuçi e mbante detyrën e Ministrit të Brendshëm që nga Dhjetori i vitit 2020 deri në Korrik të 2023-shit dhe në vend të tij u emërua Taulant Balla.

Më herët, Çuçi ka mbajtur dhe detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Asambleja ka vendosur gjithashtu lirimin nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm të Damian Gjiknurit. Bledi Klosi do ta zëvendësojë në këtë post deri në Shtator./tvklan.al