Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është trajtuar një temë, e cila ka gjithnjë hapësirë për diskutim, për të ndarë mendime dhe gjithashtu edhe eksperienca. Në momentin kur vitet nisin të ikin dhe fillojnë të shihen dhe shenjat e para të moshës është më mirë të lësh kohën të bëj ciklin e saj duke u plakur në mënyrë natyrale, pa ndërhyrë apo është më tepër e udhës të mirëmbahesh dhe të ruash freskinë me trajtime estetike?

Për këtë gjë të ftuar kanë studio kanë qenë Bledi Strakosha Laura Xhaxhiu specialiste e Face Yoga, Senera Hoxha, kirurge plastike dhe Artenisa Ozaj, moderator.

Bledi Strakosha pranon se ka bërë dy herë botoks në fytyrën e tij dhe kjo për shkak të regjimit dhe punës që ai ka.

Bledi Strakosha: Unë kam bërë dy herë botoks dhe nuk kam fare turp që ta pohoj këtë gjë.

Rudina Magjistari: Bledi është një nga djemtë që bëjnë botoks sepse sot kanë filluar dhe djemtë të përdorin këto lloj mënyrash mirëmbajtje.

Bledi Strakosha: Ka një farë paragjykimi por kjo është një pjesë e atyrr që paragjykojnë dhe mua nuk intereson. Madje dermatologia që ma ka bërë mua thotë që qetëson dhe dhimbjen e kokës. Unë nuk kam të tilla as migrenë e kështu me radhë, por që ka një farë efekti dhe tek shqetësimi i dhimbjeve të kokës.

Kam bërë botoks bebe që quhet, shumë pak që frenon rrudhat që krijohen nga ekspresiviteti pra nga mimika, nuk ka lidhje me rrudhosjen tipike të portretit tonë. E kam bërë tek balli dhe shumë pak tek sytë sepse doja të ngjaja sa më natyral. Madje unë kam një problem tek sytë, kam qeska për shkak të regjimit tim dhe mu sugjerua që të bëj fillera që të mos duket, po nuk doja sepse dua që kur të shoh veten në pasqyrë, të jem unë. Preferova të frenoj sadopak, duhet të kisha nisur më herët.

Rudina Magjistari: Djemtë janë të rrallë që bëjnë?

Bledi Strakosha: Në klinikën që unë shkoj janë të shumtë dhe që prisnin radhën kur shkova unë./tvklan.al