Konflikt në Parlament, opozita bllokon fjalimet e mazhorancës

Tensionet deri në përplasje fizike në parlament. Deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati goditi me grusht deputetin e PS-së, Vullnet Sina. Fillimisht ai i ka fikur mikrofonin dhe më pas e ka shtyrë. Nallbati e ka goditur me grusht ligjvënësin socialist, i cili është mbrojtur nga Garda dhe kolegët e tij të shumicës.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka pezulluar seancën dhe më pas u mor vendimi për përjashtimin e deputetit Bledjon Nallbati.

Edhe pas rifillimit, seanca u shoqërua me debate, teksa deputetët e PD-së u munduan të bllokonin fjalimet e mazhorancës. Flamur Noka e Gazment Bardhi u kanë fikur disa herë mikrofonin deputetëve socialistë ndërsa Sali Berisha përdori disa herë Facebook-un për t’i folur opinionit publik. E ndodhur në këto kushte tensioni dhe anomalia, kryetarja Lindita Nikolla vendosi të mbyllë seancën.

Klan News