Adonia Stamo, një qytetare nga Tirana, tregon në emisionin “Stop” se ka blerë dy dyqane në qendrën “ETC” nga kompania “Edil Al”.

Por që atëherë nuk është pajisur me hipotekë, edhe pse ka paguar për dyqanet. Si të mos mjaftonte kjo, administratorët e qendrës i kanë prerë edhe dritat.

Pas shumë përpjekjeve dhe pas interesimit të “Stop”, Adonia arrin të lidhë energjinë në dyqanet e saj pas 8 vitesh.

“Unë i jam drejtuar emisionit “Stop” se në vitin 2014 kam blerë dy dyqane te qendra e biznesit “ETC Gallery”. I kam paguar të dyja 58.450 euro. Më tej ka ndodhur mosrespektimi i kontratës. Genc Dulaku duhet të më pajiste me hipotekë, por nuk e bëri. Situatë tjetër e paligjshme është që ai më krijoi ishte prerja e dritave.

Ky është njëri nga dyqanet që s’ka drita. Të gjithë pajisjet e mia kanë ngelur këtu stok, ngaqë këtu nuk ka as drita asnjë gjë dhe nuk mund t’i vej në punë dyqanet. Ja ku janë dhe dy limitatorët që janë të ngritura si për dritat dhe prizat, por nuk ka drita, nuk vijnë.

Ndërsa ky është dyqani i dytë, numri 65, që këtij ia kanë sjellë dritat, por edhe ky nuk ka hipotekë.

I jam drejtuar OSHEE-së me kërkesa të njëpasnjëshme për të më rilidhur dritat dhe kjo gjë prapë nuk ka ndodhur. I jam drejtuar Prokurorisë, m’i kanë mbyllur kërkesat, nuk ka precedentë penal për këtë zotërinë.  

Unë i kam shkuar shumë shpesh te zyrat qëndrore, ku është Edil Al, më ka dalë juristi dhe më ka thënë: ‘Nuk na do qejfi që t’i bëjmë hipotekën!’. Pa hipotekë më la, dritat m’i ka prerë, dyqanet nuk mund t’i përdor dot se tani ato janë thjesht magazina.

Nga 2006 deri në 2018 qëndron njoftimi dhe unë akoma nuk kam shitur dyqanet e mia, pronën time, që ky ma mban peng”.

Gazetarja e emisionit “Stop” komunikon me avokaten Margarita Kola, e cila tregon se pavarësisht faktit që kontrata është lidhur midis “Edil Al” dhe Adonia Stamos më 11.02.2004 dhe ka përfunduar likujdimi i dyqaneve, kjo e fundit vazhdon të mos jetë pajisur me hipotekë.  

“Jemi në kushtet që menjëherë pas bërjes pronar duhej të nënshkruhej dhe rregullorja për shërbimet e brendshme. Kompania ka krujuar një situatë paligjshmërie, ka guxuar të krijojë edhe një situatë tjetër paligjshmërie, duke thënë që ne nuk ta japim hipotekën sepse ju nuk keni paguar shërbimet e brendshme. Por si mund të paguante zonja, kur ajo nuk është bashkëpronare. Kjo kompani i ka prerë edhe dritat. I është drejtuar CEZ-it, është hapur një kërkesë padi, me objekt që ka patur për detyrë të lidhë dritat. Me të drejtë gjykata ka vendosur që ta rrëzojë kërkesë padinë. I jemi drejtuar prokurorisë 3 herë me kallëzime penale dhe të treja herët i ka mbyllur, megjithëse këtu ka vepër penale të cënimit të pronës!”  

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” na shfaq bisedën e denoncueses me juristin e firmës “Edil AL”.

Qytetarja – Je futur tek Ligji i Shërbimeve Administrative, çfarë thotë?

Juristi – 

Po pra, këtë po, ky e thotë!

Qytetarja – Kur ai është pronar i ligjshëm, i fillojnë edhe detyrimet. Unë e kam paguar, kur detyrimin e taksës, e ka pasur vetë ky presoni për të paguar, se unë s’kam qenë pronare e ligjshme. Unë i kam paguar lekët, kam paguar edhe taksën…tashi, ky njeri përse më ka penalizuar? Përse nuk më është bërë mua hipoteka? Dhe kur do të më bëhet hipoteka?

Juristi

Po pra, çështja e hipotekës është çështje që është në gjyq.

Qytetarja – Më duhet hipoteka. Më duhet hipoteka. Jo, s’është hipoteka për në gjyq…Jo, jo, jo hipoteka është gjë tjetër.

Juristi

Ti më the, kam bërë kundra padi pra, më the mua…

Qytetarja – Kam bërë kundra padi se si rrjedhim i kësaj, që nuk është bërë hipoteka, janë edhe këto debitet…

Juristi –

Tani, dy palë kanë një kontratë. Nëqoftëse njëra palë nuk plotëson kushtet, ti ke të drejtën t’i thuash Gjykatës, këta të më japin mua penalitetet, që nuk kam bërë hipotekën në kohë.

Ti mund të vish këtu 10 herë dhe jo thjesht unë, por edhe Genci, që ti kërkon, do të thotë të njëjtën gjë. Prandaj, nuk është … nuk e zgjidh, vetëm do acarohesh vetë dhe nuk do të zgjidhësh dot gjë.

Qytetarja – Dua të bëj hipotekën, kaq! E ka detyrë ai të më japi hipotekën. Kaq! Të pajisem me hipotekë!

Gjithashtu transmetohet komunikimi me administratorin e firmës.

Administratori – 

Tani, ti mendon që  të ka prerë kabllin Fredi? Më fal, mua më çove njëherë në Komisariat.

Qytetarja – Kush e ka prerë kabllin?

Administratori – 

Më fal, më ove një herë në Komisariat?

Qytetarja – Kush e ka prerë kabllin? Po, të çova në Komisariat.

Administratori –

Për çfarë më çove?

Qytetarja – Erdhëm, bëmë proces-verbalin?

Administratori –

Po, por ç’punë kishte Fredi?

Qytetarja – Limitatori ishte normal thanë ato edhe CEZ-i normal. Përse s’ka drita nga boksi deri këtej?

Administratori

Fredi s’di ku ka çelësin e boksit të shtëpisë së tij.

Qytetarja – Përse s’ka drita? Unë do të marr edhe kamera me vete …

Administratori –

Po merre!

Qytetarja – Ose do t’ju filmoj me telefona, kush e ka prerë këtë gjë …

Administratori –

Gjeje …

Qytetarja – Po, do ta gjej!

Administratori –

Merr kamera, të jap dhe unë telefonin tim..

Qytetarja – Kush e ka prerë?

Administratori

Na, do të filmoj dhe unë?! Do të filmoj edhe unë?!

Qytetarja – Kush e ka prerë kabllin? Kush e ka prerë? O po, mos u tall!

Administratori –

Jo, s’po tallem!

Qytetarja – Po të ishe edhe ti me këtë problem që kam unë, edhe ti me këtë lloj mënyre do të ishe.

Administratori

 

– Do i them Tanit.

Qytetarja – Në rregull, Tanit. Të jap edhe diçka? Urdhëro dritat, meqë thotë OSHEE-ja, dritat.

Administratori –

Dale, ta marr unë

Qytetarja – Ja, ja, ja, ja…urdhëro! Urdhëro OSHEE-ja..

Administratori

Po mirë, do më dëgjosh?

Qytetarja – Janë paguar në bankë.

Administratori –

Nëqoftëse nuk gjejmë gjë, unë do të marr faturisten edhe t’i them : Ka mundësi, që nesër me çelësat e boksit, të vish te ETC-ja? Ta kërkojë një nder Fredi? Këtu tek ETC-ja, kam një dyqan lart në kat të katërt, edhe nuk kemi energji brenda në dyqan. Ka mundësi nesër nëse s’e ke problem ose sot…

Qytetarja – Thuaji, të mbajë edhe proces-verbal!

Administratori –

Mos i kanë hapur automatin dyqanit?

Qytetarja – S’ka! Automati është i ngritur.

Administratori –

Mos ka automatin poshtë tek ju (faturistes së OSHEE-së) tek kabina? Ok, në rregull! Unë, ndërkohë do t’i them Tanit të shikojë tek automati, tek boksi juaj, ok? E lajmëron dhe ti të lutem?! Që ta kontrollojë dhe Tani vetë, se pa urdhrin tënd s’kontrollon dot gjë!

Administratori –

E dëgjove?

Qytetarja – Kabllin e keni prerë juve.

Administratori

Po s’është kabëll moj jo, po janë automate thotë ajo.(faturistja)

Qytetarja – Kabllin e keni prerë juve.

Administratori –

Ohuuu, po e ka OSHEE-ja moj, po s’hapi boksin.

Qytetarja – OSHEE-ja? Të procedoj prapë OSHEE-në?

Administratori –

Po, procedoje!

Qytetarja – Po nuk ka punë OSHEE-ja, more! E di çfarë tha OSHEE-ja?

Administrator –

Po!

Qytetarja – Ne e kemi mbaruar punën deri ke boksi. Nga boksi e matanë, e ka vetë qendra.

Administrator

Aq e fiksuar je ti, që është prerë…

Qytetarja – Jo, jo…është prerë kablli. Eshtë prerë kablli, kaq! Eshtë prerë kablli. Eshtë prerë dhe nuk diskutohet!

Pas interesimit të emisionit “Stop”, Adonia Stamos  i rilidhën energjinë eletrike në dyqan, pas plot 8 vitesh.

“Po 8 vite, nga viti 2010. Në vitin 2013 jam interesuar te OSHEE-ja. Pasi kam bërë edhe gjyqe rradhë pas rradhe, ditën që erdha me grupin e xhirimit të emisionit “Stop” administratori e pa dhe për çudi pa kaluar as 24 orë m’i rilidhën dritat. Faleminderit se tani mund ta jap me qera dyqanin tim, por problemi i vetëm ngelet hipoteka”,

u shpreh denoncuesja.

/tvklan.al