Shumë njerëz kasafortat i përdorin pikërisht për të mbajtur paratë e sigurta, megjithatë rrallë herë mund të ndodhë që t’i harrojnë ato brenda saj. Por ja që ka edhe kështu. Një burrë në Kaliforni zbuloi plot 7.5 milionë dollarë në një kasafortë, që ndodhej brenda një magazine të cilën e kishte blerë për vetëm 500 dollarë.

Dan Dotson, i cili ka në pronësi kompaninë e ankandeve

American Auctioneers

dhe luan në reality show-n Storage Wars, tha se historinë ia kishte treguar një grua, gjatë një ankandi për bamirësi në Kaliforni.

Në një video të postuar në Facebook, Dotson rrëfeu se gruaja i tha: “

Bashkëshorti im punon për një person, i cili bleu një njësi magazine tek ju për 500 dollarë dhe brenda saj kishte një kasafortë”.  

Sipas Dotson zakonisht këto magazina janë bosh, por këtë herë nuk ishte kështu.

Megjithatë, fatlumi nuk i mbajti paratë për vete, pasi gjeti ish-pronarët e magazinës për t’i kthyer kasafortën. Ata i ofruan atij fillimisht 600 mijë dollarë si shpërblim, por ai nuk e pranoi. Më pas ata i ofruan 1.2 milionë dollarë, shifër e cila duket se e kënaqi personin në fjalë, i cili ia dorëzoi kasafortën sëbashku me paratë.

/tvklan.al