Gazetari Blendi Fevziu ka pasur rastin të bëjë një xhiro mjaft të veçantë që e ka kthyer pas në kohë. Në një postim në rrjetet sociale, Blendi ka treguar se është ndodhur në makinën e përdorur nga diktatori Enver Hoxha.

Makina, e cila i përket një prodhimi të veçantë të Mercedes Benz, përdorej nga lideri komunist në vitet ’60-70. Mjeti është në ngjyrë të zezë, ndërsa sediljet dhe veshjet e brendshme janë në ngjyrë qumështi.

Makina me të cilën lëvizte në vitet ‘60-‘70-të, diktatori Enver Hoxha. Një prodhim special i Mercedes Benz”, ka shpjeguar Blendi në fotot e postuara./tvklan.al