Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka deklaruar se shteti duhet të marrë parasysh kërkesat e studentëve, pasi lëvizja e tyre mund të marrë përmasa të paimagjinueshme.

I ftuar në studion e ABC News, Fevziu tregoi problematikat e studentëve, të cilat i ka dëgjuar vetë prej tyre. Tarifat i konsideron të larta, ndërsa thotë se studentëve nuk mund t’u vendoset një datë e caktuar për të bërë pagesat e studimeve.

Sipas gazetarit Blendi Fevziu, arsimi është një e drejtë kushtetuese që shteti duhet ta garantojë për të gjithë. Po kështu, edhe pagesa prej 600-680 mijë Lekësh të vjetra për konviktet, është e lartë, shprehet gazetari Blendi Fevziu.

Një tjetër shqetësim i studentëve, Fevziu tregoi se është fakti që ata ndihen të papërfaqësuar në këtë vend, pasi në administratën shtetërore emërohen militantë partiakë.

“Studentët janë një komunitet ndaj të cilëve nuk ushtron dot dhunë. Reforma në arsim ka patur një ngërç. Kam takuar një vajzë që thoshte që familja e saj i jepte 5 mijë Lekë ushqim në ditë. Dhe ajo thoshte që nëse nuk paguan kreditet deri në 5 Dhjetor, i bie që një ditë të ushqehem, një ditë mos të ushqehem. Problemi i konfikteve, më thanë që paguanin 600 mijë Lekë në vit për konfliktin. Kur e çon fëmijët në konvikt, tregon që ti nuk ke asnjë mundësi.

Nuk mund ta kthesh arsimin në një artibut të familjeve të pasura. Arsimi, sipas Kushtetutës, është shteti që duhet të kujdeset deri në fund për arsimin e tij. Shteti është shumë i vonuar me zgjidhjen e këtij prroblemi. Lëvizjet studentore janë lëvizje që mund të marrin përmasa të paimagjinueshme.

Kishte dhe një kërkesë tjetër, studentët ndihen të nëpërkëmbur dhe të izoluar në këtë vend. Befas e shohin veten të papërfaqësuar. Venë në një zyrë dhe shohin injorantë militantë të partive. Ma thanë në mënyrë eksplicite vetë studentë, që nuk e shikojnë veten të përfaqësuar në këtë vend. Protesta e studentëve tregoi që njerëzit reagojnë, që nuk i bind dot nëse janë të bindur që ti po i bën një padrejtësi. Protesta e studentëve i ka bërë një nder shumë të madh këtij vendi. E vetmja zgjidhje, është marrja në konsideratë sa më shpejt e kërkesave të tyre”,

deklaroi gazetari dhe drejtuesi i “Opinion”, Blendi Fevziu.

/tvklan.al