Në ditën e fundit të homazheve për Mbretëreshën Elizabeth II, gazetari Blendi Fevziu po i ndjek nga afër pasi aktualisht ndodhet në Westminster Hall. Në një lidhje direkte për Klan News, gazetari Fevziu ka dhënë detaje mbi atë që po ndodh në Britaninë e Madhe, një ditë para funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Blendi Fevziu: Homazhet nuk kanë ndaluar për asnjë sekond. Radha të paktën dje në mbrëmje raportohej rreth 19 orë, pra personat që dilnin nga holli i Westminster deklaronin se kishin qëndruar rreth 19 orë në radhë. Këtë moment unë ndodhem në krah të Buckingham Palace ku është përcaktuar vendi ku do të vendosen lulet dhe mesazhet që qytetarët britanikë dërgojnë për Mbretëreshën Elizabeth II në nder të saj. Është një hapësirë prej hektarësh të tëra ku janë vendosur lule dhe mesazhe nga çdolloj moshe dhe nga çdolloj vendi të botës. Janë me qindra-mijëra njerëz që lëvizin nëpër një radhë për të ardhur dhe janë instruktuar të mos qëndrojnë më shumë se 5 minuta për të ju hapur radhën të tjerëve që vijnë.

Ndër të tjera, Fevziu ka bërë të ditur se në orën 20:00 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të mbahet 1 minutë heshtje në nder të Mbretëreshës Elizabeth II.

Blendi Fevziu: Sot në orën 20:00 do të ketë 1 minutë heshtje në të gjithë Britaninë e Madhe në nderim të Mbretëreshës.

Fevziu tregon se radha për t’i bërë nderimet e fundit Mbretëreshës është shumë e gjatë dhe madje shprehet se personat e fundit që ka pyetur i kanë treguar se kanë pritur në radhë 19 orë.

Blendi Fevziu: Në një pjesë tjetër të Londrës janë duke u përgatitur të gjitha ritualet që do të jenë për pjesëmarrësit në funeral. Mendohet se do të jenë 500 drejtues shtetesh dhe politikanë të nivelit të lartë si dhe përfaqësues të botës akdemike dhe kulturës. Është strikt protokolli. Ajo që të bën përshtypje është se plani i parë për varrimin e Mbretreshës është bërë gati në vitin 1960, 8 vjet pasi ajo erdhi në pushtet edhe pse në atë kohë Elizabeth ishte 33 vjeç. Radha tek Mbretëresha është 5 milje e gjatë. Dje personat e fundit që pyeta, kishin qëndruar dje rreth 19 orë në pritje për t’u futur në Westminster. Tani gjithçka është përqëndruar që të nderohet Mbretëresha.

Shqiptari i kërkon foto teksa Fevziu raporton nga Londra në ditën e fundit të homazheve për Elizabeth II

Gazetari Blendi Fevziu ndodhet në Londër në ditën e fundit të homazheve në nder të Mbretëreshës Elizabeth II. Teksa po raportonte në lidhje të drejtpërdrejtë për Klan News, një shqiptar nga Mirdita i cili jeton në Britani të Madhe i ka kërkuar gazetarit Fevziu që të bëjë një foto me të. I pyetur nga Fevziu, shqiptari tregon se ndodhet aty për homazhe në nder të Elizabeth II edhe pse radha është shumë e gjatë.

Blendi Fevziu: Hajde bëje foton. Kam shqiptarë këtu. Nga vjen, nga je?

Qytetari: Nga Mirdita.

Blendi Fevziu: Ka shqiptarë që kanë ardhur. Ke ardhur për homazhe?

Qyetetari: Po, për homazhe kam ardhur.

Blendi Fevziu: Është radha shumë e gjatë ë?

Qytetari: Po, radha është shumë e gjatë, por kemi dalë.

Blendi Fevziu: Sa vjet ke në Britani?

Qytetari: Kam 3 vjet e ca.

Blendi Fevziu: Keni dalë sot të nderoni Mbretëreshën.

Qytetari: Po.

/tvklan.al