Blendi Fevziu: Në Parlament janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar

Blendi Fevziu: Në Parlament janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar

23:32 19/11/2019

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu e konsideron bandë injorantësh prezencën e disa deputetëve, që kanë hyrë në Parlament pas djegies së mandateve të Partisë Demokratike dhe LSI-së.

Debati për këtë çështje nisi pas deklaratës së ish-deputetit të LSI Luan Rama, kur tha se ky Parlament duhet të qëndrojë sa më shumë në mënyrë që qytetarët të kuptojnë standardin e injorancës ku po mbështetet mazhoranca.

Luan Rama: Unë mendoj që ai Parlament duhet të rrijë sa më gjatë që shqiptarët të kuptojnë se ku është standardi i ligësisë dhe injorancës me të cilën ku mbahet mazhoranca sot.

Blendi Fevziu: Është kosto për vendin kjo z.Rama. Kjo nuk do të thotë thyej kokën ti që ta marrësh vesh se po ecën keq. Jo se kjo është e tmerrshme. Ke një Parlament gjysma e të cilëve është karagjoz që kur i dëgjon që flasin. Është përgjegjësia juaj që i latë. Në fakt është përgjegjësi e kryetarëve të partive që i kanë vënë në listë, disa prej tyre jo të gjithë, një bandë injorantësh që janë nën nivelin mesatar të shoqërisë. Nën nivelin më të ulët, jo mesatar. Unë s’e kuptoj si janë ata persona në listat e partive. Kush i ka vendosur dhe me çfarë standardi.

Luan Rama: Prandaj po them, shoqëria shqiptare duhet ta përzërë përfundimisht cilindo që është i lidhur me atë realitet politik, me atë produkt politik.

I pyetur për vendimin e Presidentit Ilir Meta që nuk pranon në zyrë dhe nuk e njeh ambasadorin e OSBE Borchardt, Luan Rama u shpreh se ky vendim duhet të ishte marrë kohë më parë nga Ministria e Jashtme pas gishtit të mesit që ambasadori u tregoi qytetarëve.

Luan Rama: Padyshim është veprim korrekt dhe do duhej që këtë qasje ta kishte ndërmarrë Ministria e Jashtme në momentin kur ambasadori e bëri atë gjest. Ajo që thotë Preçi që është pak i vonuar, nuk ka lidhje se dje ju dha mundësia Borchardt që të shkonte në Presidencë dhe nuk e pranoi atë. Është ajo që duhej bërë dhe besoj që thirrja që i është bërë atij në Vienë është e lidhur me këtë çështje. /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi