Drejtuesi i emisionit Opinion në Tv Klan, gazetari Blendi Fevziu i ftuar sonte në “Milori Live” në Klan News, tha se brenda Partisë Demokratike mungon fryma opozitare.

Sipas tij, gjërat nuk po funksionojnë siç duhet brenda PD-së. E në këtë pikë, Blendi Fevziu përmendi edhe emrin e Agron Shehajt, për të cilin tha se është lënë në hije pas kritikave që i bëri kryedemokratit Lulzim Basha.

Mendoj që fuqizimi i PD është një nevojë kombëtare për Shqipërinë për arsye se një vend ku opozita është e dobët e lejon qeverisjen të bëjë ç’të dojë. Ka diçka në PD që mesa duket nuk po funksionon. Duhet sikur nuk ka një frymëzim për opozitën. Duket sikur disa gjëra që janë sa për të larë gojën. Partitë janë vende ku partitë kanë orientim politik. Në PD vura re që nuk ekziston emri i Agron Shehaj. Pse? Sepse ka kritikuar kryetarin  partisë. Kjo është e patolerueshme. Në një parti nuk mund të mendojnë të gjithë si ushtarë. Në opozitë çdo zë i mundshëm antiqeveritar duhet futur brenda”, tha ndër të tjera Blendi Fevziu. /tvklan.al