Tri gra të moshuara dhe një qytet që gjallon mes halleve e gëzimeve të përditshmërisë. Libri “Tirana e Nonës” e risjell gazetarin e njohur Blendi Fevziu para lexuesit përmes rrëfimeve që zënë fill nga fëmijëria e tij.

Nuk është vetëm saga e familjes së autorit që shtjellohet përmes personazhit të stërgjyshes, së motrës dhe kushërirës së saj, por historia e një qyteti si Tirana.

Fevziu nuk preferon ta cilësoje librin një roman apo autobiografi subjekti i të cilit qëndroi në mendjen e tij prej më shumë se 20 vitesh. Libri “Tirona e Nonës” do të jetë i pranishëm për lexuesit edhe në Panairin e Librit.

Tv Klan