Gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu ishte mbrëmjen e kësaj të hëne i ftuar në studion e Klan News, me Mirela Milorin, për të folur për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën në vendin tonë.

Teksa konfirmoi se kishte votuar, Fevziu zbuloi gjithashtu se votën ia kishte dhënë një zonje, por sigurisht duke mos e treguar emrin e saj.

Mirela Milori: Ke votuar edhe ti patjetër?

Blendi Fevziu: Po patjetër, kam votuar dhe kam votuar për një zonjë.

Mirela Milori: Vota nuk tregohet po ti e tregove, si gentleman që je.

Blendi Fevziu: Po e tregova, por ti nuk e gjen dot./tvklan.al