Blendi Fevziu në edicionin e Klan News me Mirela Milorin ka folur edhe për vetingun e politikanëve i cili sipas tij nuk do ishte i keq, por e shikon si diçka të parealizueshme.

“Vettingu u politikanëve nuk do të ishte i keq, por ka parasysh diçka duket i parealizueshëm sepse kur do e realizojë? Deri tani kemi akuza ndaj SPAK-ut. PD-ja është shprehur disa herë që SPAK-u fle gjumë, ndërkohë tani po SPAK-ut i varet vettingu i politikanëve.

E dyta,  kemi një opinion të Venecias i cili në vija të trasha thotë që në rastin e vettingut të gjyqtarëve që është unikal në botë është një vetting të cilin Venecia e pranoi me sforcim për arsye se gjyqtarët janë punonjës të përjetshëm, pra gjithë jetën rrinë në sistemin e drejtësisë. E dyta kontrollohen ose procedohen po nga brenda sistemit, po nga shokët e tyre.

Pra një prokuror nëse bën një korrupsion apo sjellje të papërshtatshme do gjykohet po nga një pjesë e sistemit të brendshëm dhe 800 janë gjithsej në të gjithë Shqipërinë. Dhe e treta se nuk kanë një raport të drejtpërdrejtë me zgjedhësit, pra nuk votohen.

Tek rasti i politikanëve është krejtësisht e kundërta. Politikanët zgjidhen nga publiku dhe vota amiston çdo gjë dhe e dyta politikanët nuk kanë nevojë të vetohen, kanë nevojë të hetohen për korrupsion apo për veprat e tjera”, është shprehur ai. /tvklan.al