Këngëtarja e njohur Bleona Qereti e cila prej vitesh jeton në Amerikë ka njoftuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale se sot është vaksinuar kundër Covid-19 dhe i kërkon të gjithëve që kanë mundësi ta bëjnë këtë vaksinë sepse është koha për të dalë në krye të këtij virusi dhe ta mposhtim një herë e përgjithmonë.

“Sapo jam vaksinuar dhe i rekomandoj me forcë kujtdo që është në gjendje të marrë vaksinën kundër COVID -19. Është koha për të dalë në krye të virusit dhe për ta mposhtur atë një herë e përgjithmonë.

PS: Kjo foto është nga filmi që kam xhiruar muajin e kaluar, nuk ka dalë akoma, por desha të tregojë mirënjohjen time për punëtorët e vijës së parë, heronjtë tonë të vërtetë!

Shërbimi juaj ndaj komunitetit më të madh po na ndihmon të gjithëve të kalojmë këtë periudhë të vështirë. Ju keni mbështetjen time dhe vlerësimin e përzemërt për gjithçka që bëni”, ka shkruar Bleona krah fotos e veshur si infermiere. /tvklan.al