Bleona në konferencë për shtyp, flet për orgazmën

Bleona në konferencë për shtyp, flet për orgazmën

09:39 19/09/2015 Bleona1

Përpara premieres botërore më datë 21 Shator të këngës “Take you over” në VeVo, Bleona Qerreti ka zbarkuar në Tiranë për të promovuar këngën e saj. Në një konferencë për shtyp, Bleona ka folur pa dorashka për jetën e saj private dhe artistike duke deklaruar prerë se nuk ia ndjen për lajmet rozë që publikohen për të. Ajo thotë se suksesi është orgazma e saj me e madhe!

“ Kam 12 vite që kam dal topless! Në 2002-in isha me pushime në Republikën Domenikane dhe aty guxova dhe thyva tabutë e zhveshjes”, tregon Bleona. Madje topless nuk e ka problem të dale as para nënës dhe babait.

“Më pëlqen të kujdesem për veten me detaje, që nga thonjtë tek ngjyra e trupit, jam e fiksuar. prandaj, të dalurit topless, për mua është normale. Nuk më intereson nëse mediat sociale publikojnë lajme të tipit që familja ime është nudiste”, pohon Bleona

Ajo është përlotur kur ka treguar se sa e emocionuar ishte kur kishte marrë një email nga revista Billboard, pasi kënga e saj ishte renditur në top listën e këngëve të shtuara. Në këtë konferencë Bleona tha se ish – manaxherja e Rihanna -s ka tre vjet qe eshte ne e kipin e saj dhe nga kjo kënge pret një sukses qe do t’i hapë dyert e famës në muzikën ndërkombëtare.

LAJMET
Të ngjashme
UKT