Bleona Qeret, një personazh që ngjall shumë interes për publikun shqiptar së fundmi ka njoftuar ndjekësit e saj se ka marrë pjesë në një film i cili është gati dhe shumë shpejt do na e zbulojë dhe titullin.

Ajo ka zbuluar në rrjetet sociale se do luajë rolin e një bankiere të quajtur Brooke, por nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë më tepër në këtë film. E sigurt që Bleona do shkëlqejë sepse ajo e ka shfaqur gjithmonë dëshirën, përkushtimin dhe pasionin që ka për aktrimin në projekte të ndryshme. /tvklan.al