Si të gjitha femra edhe Bleona Qerreti dëshiron të bëhet nënë.

E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” këngëtarja e dashur për publikun, tha se dëshiron të ketë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

”Unë do doja të kisha 3 fëmijë, dy djem dhe një vajzë”.

Ti ke studiuar ekonomik dhe je bërë këngëtare.

Me dhunë jam bërë këngëtare, se nuk donin.

Sa të rëndësishme janë paratë për një artiste?  Sa para fitoni kur këndoni?

Më falni ju jeni zyra e taksave? Paratë janë të rëndësishme për çdo njeri, por për artistët pak më shumë, sepse ne nuk kemi buxhete, por kemi vizion. Duam të bëjmë diçka për të kaluar nga pika A në pikën B dhe nuk na intereson se sa kushton. Mendoj që dhe ti kur të rritesh do të duhen paratë.

/tvklan.al