Ajo arrin në çdo rast të ngjallë reagime e të krijojë polemika. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë me këngëtaren shqiptare Bleona Qereti, e cila pak ditë më parë kreu procesin e ngrirjes së vezëve, për të shmangur shtatzëninë.

Bleona e ndau me të gjithë miqtë në rrjetet sociale këtë vendim, duke filmuar veten teksa shpjegonte të gjithë procesin, tejet i përdorur kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe teksa injektonte medikamentin që kryen ngrirjen e vezëve.

Kritikat madje edhe sulmet verbale ndaj saj vërshuan në rrjetet sociale. Por kishte edhe nga ata që e mbronin, siç ishte rasti i këngëtarit Elton Deda, i cili me një postim në “Facebook” kritikoi ashpër faktin që komentuesit merren me jetën private të Bleonës.

Ashtu si më përpara kur ka zënë faqet e para të gazetave me deklaratat apo me veshjen e saj, edhe këtë herë Bleona arriti të ndajë më dysh opinionin publik.

/Tv Klan