Të ftuar në studion e Rudina Magjistarit në tv Klan, kanë qenë Afrona Dika dhe Blero ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë. Kur u pyetën nga moderatorja se si janë njohur, çifti tregoi se janë njohur nga rrjetet sociale. Bleri i dërgoi një ftesë në Facebook dhe aty nisën direkt të flasin. Një sekret që Blero e ka mbajtur deri më sot ishe fakti se vetëm pas gjysmë ore që ata kishin nisur të flisnin, ai mori mundimin t’ja tregojë foton e saj të gjithë familjarëve të cilët e pëlqyen shumë dhe thanë se është shumë e bukur. Sipas Bleros kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë më parë, t’i prezantojë familjes një vajzë që ka vetëm 30 minuta që flet me të dhe pa e takuar kurrë.

“Atë natë që filluam të komunikonim në Facebook isha në Gjermani me familjen tek daja im. Unë po pija cigare jashtë dhe duke komunikuar me Afronën më çoi një foto, shkova brenda dhe ishim 20 a 30 veta dhe i thashë ndalun veç pak, a po ju pëlqen kjo? Ata thanë oo sa e bukur . Ne sa nisëm të flisnim, ishte dita e parë, ora e parë. Unë bëra një selfie me familjen dhe ia çova. E prezantova Afronën me familjen në gjysmë orën e parë, zakonisht nuk kam tek familja t’i them a po ju pëlqen kjo, nuk ka ndodhur kurrë në jetë”, shprehet Blero.

Blero tregon se të nesërmen në mëngjes ishe në aeroport për t’u kthyer në Prishtinë, por ndërroi mendjen dhe preu biletën për Zuhri për të takuar Afronën dhe u takuan në aeroport. Nuk kishin kaluar as 12 orë që e kishte prezantuar me familjen dhe u takuan. Po atë ditë Blero ka publikuar dhe një foto me Afronën në rrjetet sociale ku filluan edhe mediat që të aludonin për një lidhje të mundshme. /tvklan.al