Infektimit nga virusi Covid-19 duket se nuk i ka shpëtuar as këngëtari Blero Muaharremi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Blero përmes një postimi në Instastory. Ai ka publikuar një foto ku ndan me fansat gjendjen e tij dhe bashkëngjitur shkruan se e ka kaluar virusin.

Këngëtari nuk ka pranuar të japë më tepër detaje mbi shëndetin e tij, duke bërë konfuz fansat./tvklan.al