Afrona Dika dhe Blero Muharremi janë një ndër çiftet më të dashur të showbizit shqiptar. Ata në muajin Shtator kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre, në një ceremoni e cila mori vëmendjen e madhe të mediave rozë.

Në rrjetet e tyre sociale, Blero dhe Afrona publikuan foto nga dasma, por edhe nga muaji i mjaltit në Hawaii.

Së fundmi, Blero ka publikuar në Instagram edhe foton e parë së bashku me Afronën, e realizuar 6 vite më parë.

Bashkëngjitur postimit këngëtari bën edhe një dedikim special për bashkëshorten e tij, ku edhe njëherë i shpreh asaj dashurinë me fjalët më të ëmbla.

Fotoja jonë e parë bashkë sot 6 vjet më parë. Urime 6-vjetorin gruaja ime. Nga ajo ditë jam njeriu më  i lumtur në botë. Ti je gjysma më e bukur e imja, ti je shembulli i një njeriu shpirtpaq dhe përplot dashuri. Jam i bekuar me ty . Të dua gruaja ime dhe jam krenar me ty çdo ditë. Shpresoj të plakemi bashkë ”./tvklan.al