I ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, këngëtari i njohur Blero, përveç projekteve të tij, ka treguar edhe si e ka kaluar Covid-19. Sipas tij ai nuk e dinte këtë gjë dhe kur ka bërë në Qershor një analizë gjaku që i duhej për koncertet, ka rezultuar se e ka kaluar Covidin.

Këngëtari mendon se mund ta ketë kaluar që në muajin Shkurt, pasi u kthye nga një koncert në Milano, ai është sëmurë shumë me grip, por e ka kaluar pa shkuar në spital.

Blero: Në muajin Shkurt kam qenë në Milano edhe kur u ktheva u bëra shumë keq dhe kaloj. Kur e bëra testin në fillim të Qershorit doli pozitiv dhe më pas doli negativ përmes gjakut dhe më thanë që ti ke antitrupa dhe e ke kaluar. Pas Shkurtit nuk e mbaj mend ndonjë fazë që të kem qenë keq. Gjithmonë i jam përmbajtur rregullave.

Rudina Magjistari: Je i kënaqur tani që e ke kaluar Covidin, që je i lirë?

Blero: Unë mendoj që derisa të vijë vaksina duhet të ruhemi./tvklan.al