Një 37-vjeçar është arrestuar në doganën e Kakavijës duke u kthyer nga Greqia në Shqipëri, pasi ishte i shpallur në kërkim për dy vepra penale.

37-vjeçari me iniciale G.M. nga Vlora ka qenë në kërkim për përvetësim të parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Mësohet se ai kishte blerë një makinë të vjedhur për të cilën ka qenë në dijeni dhe nuk e kishte denoncuar këtë fakt.

Ndaj tij është vendosur masë sigurie arrest në burg nga Gjykata e Vlorës. 37-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme.  /tvklan.al