Gazetarja e “Stop” komunikoi me kompaninë “Hoff Bakerman”, për të zgjidhur problemin e një zotërie nga Dimali, i cili porositi online një brumatriçe që nuk punoi asnjë ditë… Pas ndërhyrjes së Stop përfaqësues të firmës premtuan ta kthenin pajisjen të nesërmen, sapo të flisnin me administratorin.

Dilaver Reka tregoi për emisionin se për të lehtësuar gruan, më 12 Maj kishte porositur online një brumatriçe tek faqja “Hoff Bakerman”, por porosia nuk i erdhi e saktë, sepse nga 6 kg i erdhi 4 kg, dhe nga 3 pajisje rrahëse kishte vetëm 1.

Si të mos mjaftonte kjo, pajisja nuk punonte. Dilaveri i shkruajit kompanisë, por nuk mori përgjigje. Garancia e produktit ishte 3 vjet, por pajisja nuk punoi asnjë ditë. Askush nga kompania nuk i kthente përgjigje në Facebook, derisa ndërhyri Stop./tvklan.al