Presidenti rus Vladimir Putin viziton sot Serbinë. Kryeqyteti serb është blinduar nga masat e larta të sigurisë, ku janë angazhuar mbi 7 mijë policë. Ndërsa në të katër anët në rrugët ku do të kalojë Putin shihen flamuj të miqësisë së ngushtë ruso-serbe.

Axhenda parashikon takime me Presidentin Aleksandër Vuçiç, me Kryeministren Bërnabiç, e anëtarë të qeverisë. Ndër temat e diskutimit pritet të jetë edhe çështja e Kosovës, për të cilën Rusia mbështet dialogun e normalizimit të marrëdhënieve.

Kjo është e para vizitë e Putinit pas më shumë se 4 vitesh në Beograd.

Tv Klan